Shqipëria

Durrësi me mushkëri të reja, Rama ndan pamjet e Ekoparkut


Vendgrumbullimi i dikurshëm i plehrave në Durrës do të kthehet në një Ekopark të prodhimit të energjisë me anë të djegies së mbetjeve.

Këtë fakt e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, duke publikuar një video të publikuar në Facebook.

“Mirëmëngjesi, me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot. Shëmbëlltyrë e bukur e Ekparkut nesër”, shkruan Rama.

Projekti është në vazhdën e kthimit të landfilleve të djegies së plehrave, në landfille ekologjike dhe prodhues të energjisë.

Durrësi pason investimin e bërë në Sharrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore