Jetesë & Stil

Durrësi arratisja e preferuar e kryeqytetasve


Bregdeti i Durrësit ofron pothuajse të njëjtën panoramë të ditëve të nxehta të verës edhe pse jemi akoma në shkurt. Kjo është një ndër arsyet pse është destinacioni i preferuar i kryeqytetasve në fundjavë.

Rrugët e kryeqytetit janë zbrazur, kafenetë nuk kanë gumuzhimën e zakonshme të mesjavës.  Makinat në lëvizje janë të drejtuara nga Durrësi.

Kjo ishte fundjava e parë me diell, pas disa javësh me mot të ftohtë dhe shi.

Shumë banorë të Tiranës janë nisur drejt bregdetit për t’ju larguar përditshmërisë dhe për të kaluar disa orë relaksi, pse jo për të shijuar gatimet mesdhetare, tipike të Durrësit .

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore