Shqipëria

Durrës: Ekzekutohet me armë zjarri një 32 vjeçar


Njё 32 vjeçar u qёllua gjatë ditёs se djeshme nё lagjen numёr 16, nё Durrёs.

32 vjeçari, me emrin Edmir Bregu ёshtё qёlluar me armё zjarri nё kёmbё dhe ka ndёrruar jetё nё Urgjencёn e Spitalit tё Durrёsit.

Sipas njoftimeve tё policisё, personi ka patur nё pёrdorim dhe njё emёr tjetёr, Ilir Kuçi.

Gjatë atentatit personi ishte duke zbritur nga makina e tij dhe është qëlluar me breshëri plumbash.

Disa persona të dyshuar thuhet të jenë larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes. Për shkak të errësirës dhe shirave, idenditeti i tyre nuk është zbuluar akoma.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Ilir Kuçi ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh. Ndaj tij janë bërë disa denoncime nga qytetarë që pretendonin se ishin kërcënuar nga Kuçi.

Policia ka shoqëruar disa të tjerë dhe po punohet pёr identifikimin e autorit.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë. Policia është duke hetuar tre pista. Pista e parë dyshohet të jetë konflikt i mundshëm jashtë shtetit. Kjo për shkak të ndryshimit të emrit. Pista e dytë prishje pazaresh dhe e treta sherr i ditëve të fundit që mund të ketë agravuar deri në vrasjene të riut.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion shtesë. Ju njoftoj se shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore