Përballje

Durant siguron fitoren e radhës për Brooklyn


Orët e hershme të mëngjesit të së hënës (me kohën tonë lokale), janë zhvilluar pesë takime në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Brooklyn Nets kanë marrë fitoren e radhës, duke mposhtur në udhëtim Detroit Pistons, me rezultat 104:116.

Ylli i Nets, Kevin Durant, ishte më meritori për këtë sukses, i cili arriti të realizonte 51 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime.

Kjo është fitorja e 19-të e tyre, të cilët kryesojnë Konferencën e Lindjes, ku kanë pësuar edhe tetë humbje.

Ndërkohë, kanë marrë fitoren e radhës edhe Los Angeles Lakers, të cilët mposhtën në shtëpi skuadrën e Orlando Magic, me rezultat 106:94.

Ylli i kësaj sfide ishte basketbollisti i Lakers, LeBron James, i cili arriti “triple-duble”, duke realizuar 30 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime.

Me këtë fitore Lakers renditen në vendin e gjashtë të Konferencës Perëndimore, të cilët kanë marrë 15 fitore, kundrejt 13 humbjeve.

Rezultatet tjera të ndeshjeve në NBA:

San Antonio Spurs 112 – 97 New Orleans Pelicans

Oklahoma City Thunder 84 – 103 Dallas Mavericks

Portland Trail Blazers 111 – 116 Minnesota Timberwolves

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore