Shqipëria

Duma: LSI dhe PD bashkë në disa qarqe


Ish- deputetja e Shqipërisë, Grida Duma, në emisionin Open në Top Channel, ka shpjeguar se do të ketë momente ku Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe Partia Demokratike (PD) do të jenë në koalicion në disa qarqe.

“Me  formulë territoriale, mund të ketë momente që në disa qarqe do të dalim bashkë, në disa jo”, është shprehur ajo.

Ajo ka folur dhe për taktikën që PD-ja do të ndjekë për fushatën e 2021-shit.

“Po shkrijmë sinergjinë me taktikë. Duke mos ndjekur asnjë formulë dhe duke ndjekur çdo taktikë të mundshme do të arrijmë të fitojmë”, tha Grida Duma.

Kritikat e gazetarit Arion Sulo se PD-ja “akoma nuk di si të veprojë” në fushatë dhe se duhet të bëjnë një marrëveshje zyrtare, Duma i ka kundërshtuar.

“Është bërë një marrëveshje dhe nuk do të ketë asnjë paqartësi në fletën e votimit”, ka shtuar ajo./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore