Shqipëria

Duma i del kundër Bashës: Lulzim, po keqpërdor PD-në


Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është deputetja e radhës, e cila i ka dalë kundër kreut të të djathtëve, Lulzim Basha, pas rezultatit të marrë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.

Sipas Dumës, Basha, prej 24 orësh, është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjitë e betejave të pahumbura po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë”.

Duma mendon se Basha po e keqpërdor zyrën e shtypit të PD-së dhe gjithë institucionet e partisë.

Për më tepër, ajo shton se Basha ka futur në parti edhe njerëz, të cilët dikur kandidonin me logo partish të tjera dhe thekson se kryetarët e degëve, nuk janë pyetur për vendimmarrjet e kandidimeve në zgjedhjet e pjesshme.

“T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e lëshuar”, vijon më tej ajo.

Ndërsa në mbyllje, Duma tregohet e ashpër dhe përdor ironinë, për sa i përket rezultateve zhgënjyese të PD-së në zgjedhjet e fundit.

“Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulëzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore