Shqipëria

Duma hedh poshtë çdo mundësi koalicioni mes PS -PD


Ish- deputetja e Shqipërisë, Grida Duma, në emisionin Open në kanalin televiziv, Top Channel, ka kundërshtuar mundësinë për një bashkim mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

“Nuk duroj dot pyetjen. Zero mundësi të ndodhë kjo. Nuk ka asnjë shans. Kjo që thoni fyen të gjithë demokratët që punojnë dhe që angazhohen” ka deklaruar Duma.

Sipas saj, kjo është një diversion që e bën Partia Socialiste për të ulur entuziazmin e demokratëve.

Duma është shprehur që krahasuar zgjedhjet presidenciale të 2017-ës me zgjedhjet që do të ndodhin në 2021-shin, PD-ja “është fitues” dhe po tregohet “maksimizues”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore