Përballje

Dukagjini befason Prishtinën, Malisheva shënon gjashtë herë ndaj Feronikelit


Ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte interesante dhe befasuese, pasi nuk pritej ky rezultat i dobët nga kryeqytetasit.

Të parët shënuan vendasit, në minutën e nëntë me anë të Mentor Zhdrellas.

Goli i barazimit erdhi pas vetëm tetë minutash nga sulmuesi Mendurim Hoti.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Dukagjini shënuan për epërsinë dhe për rezultatin final.

Në minutën e 44-të, Altin Merlaku arriti të shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i siguruar tre pikë Dukagjinit.

Momentalisht, Dukagjini radhiten në pozitën e tetë me 24 pikë, ndërsa Prishtina janë në vendin e gjashtë me vetëm dy pikë më shumë.

Edhe ndeshja tjetër mes Malishevës dhe Feronikelit ishte surprizuese pasi vendasit nuk pritej të fitonin me epërsi aq të thellë.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë, ndërsa pjesa e dytë ishte e suksesshme për Malishevën, të cilët shënuan edhe pesë gola të tjerë, ku rezultati përfundimtar ishte 6:1.

Malisheva radhiten në pozitën e shtatë me 26 pikë, ndërsa Feronikeli janë në vendin e fundit me 11 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore