F1

Dueli i Bahrain – Hamilton vetëm 0.7 sek larg Verstappen


Sir Lewis Hamilton fiton garën e çeljes së sezonit të ri të Formula 1 në Bahrain por, ajo ishte çdo gjë veçse e thjeshtë për kampionin e shtatëfishtë të botës.

Max Verstappen, piloti i Red Bull tregoi se testet dhe provat e para-garave zyrtare, nuk ishin flluska në ajër por me të vërtetë që Red Bull ka përmbledhur një makinë më të shpejtë se Mercedes-i dhe këtë e konfirmon vetë Hamilton:

“Trysnia ishte i llahtarshme” – u shpreh Hamilton duke hapur sytë dhe duke marrë frymë thellë, momente pas garës dhe vijoi me – “ai [Verstappen] është një pilot fantastik dhe ata [Red Bull] kanë makinë më të shpejtë”.

E tillë ishte përshtypja për Hamilton dhe fitoren e tij të 96, në atë çka ai e cilëson si një nder garat më të vështira që ka hasur ndonjëherë… ose të paktën, aq sa mban mend:

“Pra, ishte një ndër garat më të vështira për mua në kaq shumë kohë. Por, të them të drejtën, kujtesa nuk është pika ime e fortë ndaj, mund të ketë pasur edhe të tjera”, tha Hamilton.

Ishte një duel i jashtëzakonshëm; aq sa Hamilton-i të kalonte vijën e finish-it me vetëm 0.7 sekonda larg Verstappen-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore