Përballje

Dueli Fury – Joshua nuk do të zhvillohet në Amerikë


Bob Arum, menaxheri i kampionit të botës, Tyson Fury, në një deklaratë ka shprehur mendimin se Joshua edhe pse kampion bote është pak i njohur në Amerikë. Ndërsa Fury ka fituar popullaritet, veçanërisht pas ndeshjeve me Deontay Wilder.

“Fury mund të konsiderohet si amerikan. Aty ka zhvilluar disa duele. Ka mundur wilder dhe u shpall kampion bote, ndërsa Joshua  ka bërë vetëm një ndeshje dhe nuk është shumë i njohur në Amerikë. Për amerikanët emir i tij nuk do të thotë shumë”- tha Arum për DAZN.

“Për duelin e tyre ne duam një vend ku të ketë njerëz, ndaj mendoj se Amerika s’është vendi i përshtatshëm për atë duel” – tha Bob Arum./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore