Përballje

Duel titanësh në NBA


Kevin Durant dhe Giannis Antetokounmpo

E diela filloi me një derbi fantastik në NBA ku u përballën Brooklyn Nets me Milwaukee Bucks.

Kjo ndeshje ishte dramatike dhe përfundoi me fitoren e Milwaukee Bucks me rezultat 114:117.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe fituesi nuk dihej deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Dueli nuk ishte vetëm mes Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks, por edhe mes dy super yjeve të ekipeve, Kevin Durant dhe Giannis Antetokounmpo të cilët dhuruan spektakël.

Bucks patën dy mundësi në fund për ta mbyllur ndeshjen, por nuk arritën të shënojnë.

Posedimi i fundit i takoi Kevin Durant i cili nuk arriti të shënoi për tre pikë për të barazuar rezultatin.

Më të dalluarit te Bucks ishin Giannis Antetokounmpo me 49 pikë e 8 kërcime dhe Khris Middleton me 26 pikë, 11 kërcime e 6 asistime.

Ndërsa te Nets, më të mirët ishin Kevin Durant me 42 pikë e 10 kërcime dhe Kyrie Irving me 20 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=WvmubEri7E0&ab_channel=MLGHighlights

Ndeshje dramatike ishte edhe ajo mes San Antonio Spurs dhe Philadelphia 76ers, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 113:111.

Ndeshja ishte baraspeshuar dhe koha e rregullt nuk i mjaftoi këtyre dy ekipeve për të gjetur fituesin.

Kjo humbje nuk i duhej Spurs pasi ata po luftojnë për një vend në “playoff”, dhe humbjet e shumta në ndeshjet e fundit mund t’i distancojnë nga gara për “playoff”.

Më të mirët te 76ers ishin Joel Embiid me 34 pikë e 12 kërcime dhe Seth Curry me 22 pikë.

Kurse te Spurs, më të dalluarit ishin Loonie Walker me 23 pikë, Keldon Johnson me 19 pikë dhe Rudy Gay me 18 pikë e 10 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=jGx84B_0NNI&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore