Përballje

Duel parash mes Mayweather dhe Paul në boks


Mayweather duke iu shmangur grushtit të Logan Paul

Dueli miqësor mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul përfundoi me barazim, pasi nuk kishte nokautim nga legjenda e boksit ose yllit të Youtube.

Edhe pse Mayweather kishte performancë shumë më të mirë se kundërshtari i tij, ai do të ketë kritika sepse nuk mund të nokautonte një youtuber me rekord boksi 0-1.

“Unë u kënaqa. Duhet ta kuptoni që nuk jam më 21 vjeç”, tha Mayweather pas ndeshjes. “Ai ishte i fortë, i ashpër dhe më i mirë se sa mendoja. U befasova nga ai sonte”.

Ndërsa Mayweather po largohej nga “ringu”, ai buzëqeshi. Ai e di që e përfundoi ndeshjen me një shumë të madhe parash. Mayweather tha se ai tashmë ka fituar 30 milion dollarë, vetëm nga sponsorët.

Arsyeja pse ndeshjet e Mayweather kushton kaç shumë është e qartë, boksi ka dështuar në shumë mënyra të zëvendësojë praninë e tij. Tifozët ende duan legjendën i cili nuk ka asnjë humbje, çdo ndeshje që ai sjell, është e mirëpritur nga fansat.

44-vjeçari, Mayweather, është pensionuar nga Boksi dhe nuk ka pasur ndeshje profesionale që nga viti 2017 përballë Connor McGregor.

Pas një kohe të gjatë pa luftuar, Floyd Mayweather nuk është i njëjti luftëtar “perfekt”, që kishin mësuar të shohin adhuruesit e boksit.

Ndryshe nga Mayweather, Paul u shpreh shumë i gëzuar pas humbjes.

“Është momenti më i mirë i jetës sime”, tha Paul në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Pavarësisht nga performanca e dobët e Mayweather, ai mbetet “showmani” më i madh i boksit. Ai është sportisti që i bashkon të gjithë adhuruesit e boksit.

Floyd ka shpjeguar se të gjithë boksierët e mëdhenj e idollizojnë atë.

“Mund të shikoni të gjithë luftëtarët e rinj, ata duan të bëhen si Floyd Mayweather. Ata duan të kenë të gjitha makinat dhe bizhuteritë, kjo do të thotë të bëhesh si Floyd Mayweather. Nuk do ta quajmë më boks, ne duhet ta quajmë Floyd Mayweather “, ka thënë Floyd.

“Unë jam pensionuar nga boksi. Por nuk jam pensionuar nga argëtimi,” tha Mayweather. “Askush nuk duhet të më shikojë. Askush nuk duhet të paguajë që të më shikojë. Bëni gjithçka që ju bën të ndiheni mirë, dhe unë do të bëjë atë që më bën të ndjehem mirë”.

Pra, çfarë tjetër? Paul ngacmoi Mayweather pas luftës gjatë intervistës së tij: “Ishte një nga momentet më të mëdha të jetës sime. Floyd Mayweather – Logan Paul 2? Nuk e di. Ndoshta mund ta nokautoj herën tjetër”, kishte thënë Paul.

Paul u largua me një fitore morale sepse ai nuk u nokautua nga boksieri më i mirë i gjeneratës.

Por, duel edhe më fitimprurës do ishte mes Floyd Mayweather dhe Jake Paul, i cili ndryshe nga vëllai i tij, ka një rekord pozitiv prej 3-0 si profesionist.

Jake tha për ESPN në fillim të kësaj jave, se kjo është një ndeshje që ai padyshim e dëshiron.

Por, a do ketë ndeshje përballë Jake Paul, varet plotësisht nga Mayweather.

Mosha e Mayweather tregoi se ai mund të ketë probleme të fitojë përballë një kundërshtari më të fuqishëm.

Megjithëse, në javët e kaluara, ai tha se mund të mposhtë Logan dhe Jake Paul në të njëjtën natë.

“Qëllimi im përfundimtar është gjetja e një luftëtari si Floyd Mayweather. Unë nuk jam tipi i luftëtarit që nuk dëshiroj të shoh thyerjen e rekordeve të mia. Unë dua të shoh këta boksierë tërinj që të thyejnë gjitha rekordet e mia”, përfundoi Mayweather.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore