Përballje

Duel mes Francis Ngannou dhe Tyson Fury?


Francis Ngannou mposhti një nga luftëtarët më të mirë të peshave të rënda në MMA, por UFC nuk ishte e mjaftueshme për të, pasi ai tani ka kthyer vëmendjen nga dashuria e tij e parë, boksi.

Pas fitores në Las Vegas, kamerunasi tha: “Kjo është në të ardhmen, është diku, patjetër. Unë do luftoj edhe në boks”.

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë boksi dhe megjithëse devijova në MMA, të cilën e dua, unë ende duhet të përmbush diçka në boks.”

Ngannou përsëriti ëndrrën e tij ndërsa fliste me heroin Mike Tyson në podcastin e tij, diçka që tërhoqi vëmendjen e kampionit të WBC, Tyson Fury, i cili thumboi Ngannoun dhe Anthony Joshuan në rrjete sociale.

“Mike Tyson, pasi të mposht Anthony Joshuan, do ta shkërrmoq edhe atë djalë (Francis Ngannou). Francis Ngannou, ndeshje e lehtë”.

Por Ngannou u kundërpërgjigj duke postuar një foto të një lëndimi që Fury pësoi kundër Otto Wallin në vitin 2019.

“Nëse Otto Wallin ta bëri ty këtë, çfarë mendon se do të bëja unë? tha Ngannou në Twitter.

Tyson Fury beson se nëse do fitojë përballë Anthony Joshua ai do jetë më i miri i kësaj epoke.

“Kur do të fitoj këtë ndeshje, unë do jem më i miri i kësaj epoke. I munda të gjithë më të mirët; Klitschko, Wilder, Joshua. Tre kampionët kryesorë të epokës time dhe i munda të gjithë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore