Sport

Duel gjerman në stolet angleze, Klopp – Tuchel flet për zonën Champions


Ndryshe nga vitet e fundit, kur ishim mësuar ta shohim favorit në çdo duel Liverpool-in, këtë sezon duhet të mendohemi para se të arrijmë në këto konstatime.

Sonte në “Anfield”, vjen dueli direkt për vendin e katërt mes dy skuadrave legjendare të Premier League, Liverpool dhe Chelsea.

Liverpool, e cila u kthye te fitorja pas katër humbjeve radhazi, pret Chelsea-n, e cila është e pamposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Për të kuqtë mungojnë: Gomez, Matip, Van Dijk dhe Henderson, kurse për blutë e Londrës në dyshim janë Silva dhe Abraham.

Fitorja do ta ngjiste secilën skuadër në vendin e katërt, në pritje të ndeshjes së West Ham-it në fundjavë.

Rezultatet e fundit të Manchester United dhe Leicester-it, e kanë hapur edhe më tej luftën për “top 4”, pasi që tani, në diferencë prej vetëm tetë pikësh me njëra-tjetrën, gjenden gjashtë skuadra.

Ndeshjet e tjera të ditës në Premier League janë:

Fulham – Tottenham dhe West Brom – Everton, të dyja në orën 19:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore