Jetesë & Stil

Dua Lipa uron që “Zgjoi” të fitojë një çmim “Oscars”


Një ndër filmat më të suksesshëm kosovar “Zgjoi”, së fundmi është dhënë premierë edhe në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që të mërkurën e 9 nëntorit ai është shfaqur para publikut të Washington D.C.

Pjesë e audiencës së “Zgjoi” ishte edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare dhe famë internacionale, Dua Lipa, e cila la të kuptohej se ishte mahnitur nga ky prodhim kinematografik, që nxjerr në pah historinë e errët të grave të Krushës në Kosovë.

Madje, Lipa, nuk ka hezituar që t’i ndajë me miliona ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga momentet e kaluara në premierën e “Zgjoi”, ku po shoqërohej me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, regjisoren e filmit, Blerta Bashollin si dhe aktoren, Yllka Gashi, teksa uroi që ky film të fitojë një çmim “Oscars”.

Yllka Gashi, Dua Lipa, Vjosa Osmani dhe Blerta Basholli.

“Mbrëmë në shfaqjen e ‘HIVE (Zgjoi)’ – Një film i bukur i cili tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre”.

“Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim i vërtetë. ‘HIVE’ përfshiu bordin e Sundance dhe mezi pres me shpresë që ta shoh atë të marrë një ‘Oscars’. Duhet të shikohet”, ka shkruar mbi fotografitë e publikuara, ylli i hitit “New Love”.

Mes tjerash, Dua e shoqëruar nga Vjosa Osmani pritet që të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të “Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

Kujtojmë se, e veshur më një fustan unik dy pjesësh dhe me ngjyrë rozë, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ishte në mesin e artistëve të ftuar special në koncertin e parë të Adele, pas plot katër vjetësh.

Dua Lipa në koncertin e Adele.

Lipa kishte rezervuar komplimente të shumta ndërsa ka parakaluar në tepihun e kuq duke rrëmbyer vëmendjen me fizikun e saj të përsosur dhe disa flutura interesante në fustanin që kishte veshur, e që ishte i inspiruar nga moda e vitit 2000.

Dua Lipa në koncertin “An Audience with Adele”.
Pos, Dua Lipës, në koncertin e Adele të mbajtur në “London Palladium”, pjesë kanë marrë edhe figura të tjera publike, të tilla si modelja, Naomi Campbell e aktorja, Emma Watson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore