Art&dizajn

Dua Lipa u bënë thirrje qytetarëve ta vizitojnë Bienalen “Manifesta 14”


Dua Lipa

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ka vizituar edhe Bienalen Nomade Evropiane “Manifesta” që po mbahet në Prishtinë.

Lipa në një postim në faqen e saj zyrtare në Instagram u bëri thirrje qytetarëve ta vizitojnë bienalen, të cilën ajo e cilësoi si të “mrekullueshme”.

“Dje isha në Manifesta Biennal që po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet. Ekspozita kryesore mbahet në hotelin Grand i cili tani është pothuajse i braktisur me përjashtim të ngjarjeve të rastësishme private”, ka shkruar ajo.

“Është një ekspozitë e mrekullueshme që pret artistë nga Kosova dhe nga e gjithë bota dhe ju bëj thirrje nëse nuk keni qenë ende ose po mendoni të shkoni, kjo është një gjë që duhet patjeter të jetë në listën tuaj të gjërave për të bërë në Prishtinë këtë verë”, ka thënë mes tjerash këngëtarja.

Bienalja Nomade Evropiane e cila këtë vit po mbahet në Prishtinë, ka sjellë në Kosovë, artistë të ndryshëm nga e gjithë bota.

“Manifesta” ka filluar nga 22 korriku dhe do të qëndroj e hapur për plot 100 ditë, duke sjell një program shumë të pasur artistik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore