Stil

Dua Lipa shkëlqen në koleksionin e ri të atleteve “Puma”


Dua Lipa - Artiste

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, që nga nëntori i vitit të kaluar është bërë ambasadore e brendit të atleteve “Puma”, në ndërkohë që tashmë ajo ka publikuar disa nga imazhet prej fotosesionit të fundit nga koleksioni i ri i kësaj marke.

Dua Lipa duke modeluar për koleksionin e ri të atleteve – “Puma”.

Lipa, duket të jetë e angazhuar në promovimin e koleksionit të ri të “Puma-s”, teksa është shfaqur me disa poza atraktive pranë pasqyrës dhe më atlete në këmbët e saja.

Dua Lipa duke modeluar për koleksionin e ri të atleteve – “Puma”.

25-vjeçja, Dua, në fotosesionin e ri është shfaqur me një fustan të zi me plot stil, flokë të kapura nga pas si dhe atletet “Puma”, në të cilat edhe ishte fokusi më i madh, e që po ashtu ishin të zeza me një kombinim me ngjyrën e bardhë dhe të kaltërta po ashtu me të bardhë.

Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, Dua Lipa, ka sjellë bashkëpunimin e saj të ri “Cold Heart” me Elton John, i cili po pëleqehet shumë nga publiku i gjerë i këngëtares.

Në ndërkohë, albumi i saj i fundit, “Future Nostalgia”, po shkruan histori duke qëndruar për 28 javë në listën e albumeve muzikore më të shitura nga një këngëtare grua sipas “Billboard Hot 200”.

Dua Lipa – “Future Nostalgia”

Dua është futur në mesin e 10 artistëve të dekadës së fundit që po arrin të ketë një sukses të tillë me anë të një albumi.

Ndryshe, së fundmi, Dua Lipa, ka vizituar Shqipërinë dhe ka realizuar takime me disa nga figurat më eminente të politikës shqiptare, përfshirë, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Ajo bashkë me të dashurin, Anwar Hadid dhe familjen e saj kaluan pak kohë edhe në plazhet e jugut të Shqipërisë, ndërsa është shprehur “e befasuar” me bukuritë e bregdetit shqiptar.

Dua Lipa gjatë pushimeve në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore