Jetesë & Stil

Dua Lipa, rrëfen sakrificat e familjes gjatë luftës


Në një intervistë për revistën Rooling Stone, Dua Lipa ka folur për sakrificat që ka bërë familja e saj gjatë luftës me Serbinë.

Këngëtarja ka rrëfyer përjetimet e trishta dhe sakrificat e prindërve të saj në kohën kur ishin të pushtuar nga serbët dhe dëshironin të largoheshin për në Mretërinë e Bashkuar.

Revista amerikane gjithashtu ka dhënë informacion edhe për gjyshin e saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

“Gjyshi im shkruante në lidhje me çdo gjë që ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Duke qenë se ai nuk pranoi, humbi punën. Unë jam pjesë e këtyre parimeve dhe besimeve”-tha Dua Lipa

Në atë periudhë tranzicioni për Kosovën. Prindërit e Lipës u larguan për në MB.

Lipa rrëfehu se babai i saj studionte stomatologji, ndërsa nëna drejtësi. “Ata janë detyruar të sakrifikojnë që të shpëtojnë nga dhuna”.

Si shumë emigrantë, ata humbën jetën profesionale, dhe do t’u duhej të punonin në bare dhe restorante, duke mbajtur shpesh punë të shumta dhe duke ndjekur shkollën natën./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore