Muzikë

Dua Lipa për komentet e post-Grammy: Duhet të suportojmë punonjëset e sexit


Dua Lipa i’u përgjigj në “Rolling Stone” reagimit të ashpër si anti-feministe lidhur kjo me veprimet e saj në një lokal striptizmi.

Lipa tha se, një feminist i vërtetë duhet t’i mbështes gratë në të gjitha fushat e punës dhe e quajti aktin e saj pikërisht si të kundërtën e anti-feminizmit.

“Ne duhet të mbështesim punëtorët e seksit, duhet të besojmë se ajo punë është zgjedhja e tyre dhe e drejta e tyre”, u shpreh Dua.

#DuaLipaIsOverParty filloi të ishte trend në Twitter, pasi Dua Lipa mori pjesë në një mbrëmje të “Grammy-t”, në lokalin e striptizmit “Crazy Girls”, në Los Angeles.

Pasi u shfaqën në internet pamjet e Lipa-s duke hedhur para mbi valltarët dhe duke vendosur fatura në të brendshme, ylli i popit, Lizzo dhe Lil Nas X, bënë kritika si një veprim anti-feminist.

Lipa i quajti këto akuza hipokrizi dhe një formë tjetër të mizogjinisë që buron nga këndvështrimi mashkullor.

“Mendoj se njerëzit shpeshherë zgjedhin t’i mbështesin gratë atëherë kur u përshtatet atyre. Kjo është një formë tjetër e mizogjinisë, e cila buron vërtet nga vështrimi mashkullor”, shtoi ajo. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore