Jetesë & Stil

Dua Lipa ndër 100 personazhet me influencuese në botë


Dua Lipa nuk resht së na bëri krenar. Pas sukseseve së njëpasnjëshme që ajo ka korrur, revista “Time” e ka renditur këngëtaren shqiptare ndër 100 personazhet më me influencë në botë.

Puna e saj e saj për albumin “Future Nostalgia” është shpërblyer plotësisht. Dua është shfaqur edhe në kopertinën e revistës “Time” dhe legjenda Kylie Minogue, me të cilën Lipa bashkëpunoi për remix e këngës “Real Groove” ka shkruar një profil për artisten.

Dua Lipa është një yll që shkëlqen, që ndez një shteg verbues nëpër kozmosin e pop-it. Pak më pak se katër vite më parë ajo publikoi dy albumet e para. Këngëtarja ka qene e ftuar në koncertin e saj virtual Studio 2054. Prodhimi ishte spektakolar dhe gjithëpërfshirës, disi retro, me zërin e saj të njohur. Ndërkohë që unë e di se ç’do të thotë të jesh në syrin e ciklonit, në këtë rast, unë kisha mundësinë që të shihja pamjen e gjerë nga periferia. Etika e saj e punës rrezatonte gjatë gjithë koncertit. ‘Duhet të punosh fort, që të kesh pak fat’, i kishte thënë babai i saj, kur ajo ishte me e re. Siç duket ajo e ka dëgjuar. Arritjet e saj janë gjithnjë e më të jashtëzakonshme duke pasur parasysh që ajo është vetëm 25-vjeçe. Ajo është e dashur dhe e zgjuar. Dhe unë, si miliona të tjerë, pres më shumë dhe madje edhe më shumë nga Dua Lipa.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore