Jetesë & Stil

Dua Lipa na rikthen në shekullin e 19-të, përmes këngës së saj më të re ‘Demeanor’


Dua Lipa ka nxjerrë në treg këngën më të re, “Demeanor” në bashkëpunim me Pop Smoke,  e cila na rikthen në shekullin e 19-të .

Video me një cilësi tepër të lartë hapet me Lipën, e cila shfaqet me paruke dhe një veshje viktoriane. Ajo i bashkëngjitet mysafireve menjëherë.

Me veshjen e lezetshme viktoriane, mysafirët vallëzojnë në dhomën e ngrënies ndërsa Lipa këndon për të shërbyer atë energji “je ne sais quoi”, stiluar nga Lorenzo Posocco.

Në sfondin e festës, një pikturë lëvizëse përshkruan versione të ndryshme të tymit dhe pëllumbave të bardhë, dhe në fund të videos, kamera përqendrohet në pikturë ndërsa muzika zbehet në një haraç përfundimtar ndaj reperit.

Ndërsa njoftoi publikimin e videos në Instagram, Lipa falënderoi ekipin dhe familjen e Pop Smoke që e shfaqën atë.

Rikujtojmë se ylli i muzikës pop, po pushon në jug të Shqipërisë këto kohë.

Ajo vazhdon të jetë mes artistesh më të dalluara të industrisë së muzikës botërore, teksa së fundmi ajo është pozicionuar në vend të dytë për audiencë të dëgjimit të një kënge të saj e cila ishte publikuar në vitin 2020.

Bëhet fjalë për “Levitating”, e cila mori shpejtë epitetin e “hitit, dhe sipas raportit të “MRC Data”, kjo këngë është në mesin e më të dëgjuarave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjatë mujorin e parë të vitit 2021.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore