Shqipëria

Dua Lipa me më shumë miliona të fituar gjatë 2022-shit


Pritja për të zhvilluar turin e saj në gjithë botën pas pandemisë COVID-19 e ka shpërblyer këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, fitimet e të cilës kanë parë rritje të madhe përgjatë gjithë 2022-shit, edhe pse ajo nuk ka sjellë projekte të shumta të reja muzikore.

Falë spektakleve të realizuara në katër kontinente, pasuria personale e artistes është rritur me 4 milionë paundë brenda vitit, duke e çuar kështu brandin e saj “Dua Lipa Limitied”, i cili lidhet vetëm me anën muzikore të saj, në 21.6 milionë paundë nga 17.5 që ishte kur u mbyll viti 2021.

Përpos kësaj, Dua ka aksione edhe në kompani të tjera, të cilat kapin vlerën e 11.6 milionë paundëve, por që më së shumti menaxhohen nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Kështu, pas debutimit të saj në vitin 2017 me “Be the one”, ambasadorja e Shqipërisë e Kosovës në gjithë botën është bërë ndër emrat më të lakuar në sferën muzikore.

Vit i begatë jo thjesht financiarisht, por edhe me zhvillime të reja, pas ndarjes nga ish i fejuari i saj, Anwar Hadid.

Lipa është parë së fundmi nën shoqërinë e komedianit të njohur amerikan, Travor Noah, në një mjedis shumë të ngrohtë dhe romantik, duke hedhur kështu dyshimet se ata mund të jenë në një lidhje të re dashurore.

Me koncertin e fundit të mbajtur në Tiranë për turin “Future Nostalgia”, Dua në fund mund t’ia lejojë vetes – dhe e meriton – pak pushim nga skena.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore