Muzikë

Dua Lipa korr suksesin e radhës, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar


Këngëtarja me famë mbarë botërore dhe që me origjinë është nga Kosova, Dua Lipa, ka shënuar suksesin e saj të radhës.

Janë pikërisht këngët e Lipës, ato që u dëgjuan më së shumti në radion dhe televizionin britanik gjatë vitit të kaluar. Kjo, falë suksesit të albumit të saj – “Future Nosalgia”.

Dua Lipa në kopertinën e albumit – “Future Nostalgia”.

Dua, e renditur në krye të klasifikimit, ka lënë pas legjenda të muzikës, si këngëtarin Ed Sheeran, i cili ishte shpallur artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga viti 2017.

Ndërsa, dy prej këngëve të saj më të dëgjuara, janë, “Physical” dhe “Don’t start now”, të cilat ishin pjesë e 10 këngëve më të popullarizuara në tërë, Mbretërinë e Bashkuar.

Por, kënga më e dëgjuar nga të gjithë ishte “Blinding Lights” e pop yllit të muzikës, The Weeknd.

Të gjitha këto shifra janë të publikuara nga kompania e licencimit të muzikës “PPL”, e cila merret me monitorimin e këngëve më të dëgjuara në televizion dhe në radio.

Pas Dua Lipës, artisti i dytë më i dëgjuar është Ed Sheeran, pasuar nga Ariana Grande, dhe më pas, Sam Smith.

Lista vazhdon me vendin e pestë, ku aty u pozicionua, Calvin Harris, ndjekur nga Little Mix, Coldplay, Justin Bieber, Maroon 5 dhe The Weeknd.

Ndryshe, “Future Nostalgia” u publikua në një kohë delikate, vetëm katër ditë para izolimit të parë të Mbretërisë së Bashkuar, por që surprizoi të gjithë me suksesin e arritur në shitjen e kopjeve në të gjitha platformat e lancimit.

Ky album i Duas, rezervoi edhe shpërblimet më të mëdha nga evenimentet prestigjioze të tilla si “Brit Awards” e “Grammy Awards”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore