Stil

Dua Lipa: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim


Dua Lipa ne skenen e festivalit "Sunny Hill"

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tashmë edhe Ambasadore Nderi në Kosovë, ka ndarë disa nga momentet e saj më të veçanta përgjatë këtyre ditëve qëndrimi në Prishtinë.

Përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi, ku shihet së bashku me familjarët e saj duke shijuar atmosferën e festivalit.

“Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim”, thuhet në mbishkrimin e fotove të publikuara nga këngëtarja.

Dua Lipa duke bere simbolin e shqiponjes me duar
Dua Lipa me motren e saj Rina Lipa

Është hera e tretë me radhë që festivali “Sunny Hill” organizohet në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

Në krahasim me vitet e tjera, këtë vit festivalin e nisi vetë Lipa, duke i lënë radhën yjeve të tjerë si J Balvin, Diplo, Aj Tracey etj.

E veshur e tëra në rozë, e shoqëruar nga valltarët e saj, Lipa e çoi performancën dhe prodhimin në një nivel tjetër me rutinat e saj të kërcimit.

“Physical”, “One Kiss” dhe “Levitating”, ishin vetëm disa nga këngët që ajo i këndoj së bashku me turmën.

Dua Lipa ne skenen e festivalit “Sunny Hill”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore