Jetesë & Stil

Dua Lipa i bashkohet marshit për drejtësi për personat e dhunuar gjatë luftës në Kosovë


Dua Lipa

Ylli i muzikës Pop, Dua Lipa i është bashkuar thirrjeve për marsh para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në Nju Jork.

Lipa përmes një fotografie të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ju ka bërë thirrje njerëzve të bashkohen në marshin #RallyForHerJustice.

Iniciativë kjo e cila kërkon drejtësi për gratë dhe burrat që u dhunuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

“Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në #RallyForHerJustice më 28 tetor në New York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Thirrja po bëhet nga aktivistë të shumtë dhe fytyra të njohura publike. Kësaj iniciative “të heshtur” të Vafsije Krasniqit iu bashkuan edhe disa deputet.

Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shqipe-Mehmeti-Selimi, me “Rallyforherjustice”, në Kuvendin e Kosovës

Vetë Krasniqi-Goodman ka shprehur ditë më parë falënderime për përkrahjen në kampanjë për të cilën ka thënë se ka për qëllim sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, për të ndëshkuar kriminelët dhe shtetin serb për krimet e kryera në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore