Muzikë

Dua Lipa e ftuara speciale në koncertin e Adele


Dua Lipa - Artiste

E veshur më një fustan unik dy pjesësh dhe me ngjyrë rozë, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ishte në mesin e artistëve të ftuar special në koncertin e parë të Adele, pas plot katër vjetësh.

Lipa kishte rezervuar komplimente të shumta ndërsa ka parakaluar në tepihun e kuq duke rrëmbyer vëmendjen me fizikun e saj të përsosur dhe disa flutura interesante në fustanin që kishte veshur, e që ishte i inspiruar nga moda e vitit 2000.

Dua Lipa në koncertin “An Audience with Adele”.

Pos, Dua Lipës, në koncertin e Adele të mbajtur në “London Palladium”, pjesë kanë marrë edhe figura të tjera publike, të tilla si modelja, Naomi Campbell e aktorja, Emma Watson.

Dua Lipa në koncertin “An audience with Adele”.

Gjithsesi, koncerti rikthyes i ikonës angleze të muzikës është pjesë e ITV Special, ndërsa është titulluar – “An Audience with Adele”, dhe i njëjti do të transmetohet me datë 21 nëntor të këtij viti.

“An Audience with Adele”, London Palladium.

Ky nuk ka qenë angazhimi i vetëm i Adele për këtë vit, pasi që ajo është i është rikthyer seriozisht muzikës pas gjashtë vjetësh, kësaj radhe duke realizuar edhe këngë të reja të cilat pritet të jenë pjese e albumit në ardhje të titulluar – “30”.

Ndryshe, ylli i hitit “Levitating”, Dua Lipa, pritet të nderohet për çmimin e lidershipit nga këshilli Atlantik.

Dua Lipa

Ylli 26-vjeçar i popit do marrë pjesë në mbrëmjen gala më dhjetë nëntor, ku do ndahen çmimet, në auditoriumin Andrew W. Mellon në Washington, DC.

Kjo mbrëmje do jetë edhe festimi i 60-të vjetorit e Këshillit Atlantik, i cili promovon udhëheqjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët globalë.

“Përfituesit e çmimeve të lidershipit 2021 përfaqësojnë më të mirën e marrëdhënieve transatlantike”, u shpreh Frederick Kempe, president dhe CEO i Këshillit Atlantik, në një deklaratë.

Dua Lipa do të nderohet me çmimin për karrierën muzikore dhe angazhimin e saj për kauzat filantropike, përfshirë fuqizimin e brezit të ardhshëm të muzikantëve ballkanik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore