Shqipëria

Dua Lipa do të performojë në Tiranë në Ditën e Flamurit


Siç pritej, ylli shqiptar me famë ndërkombëtare Dua Lipa, do të mbajë koncert në Tiranë për festat e nëntorit.

Ka qenë vetë këngëtarja, e cila përmes një video-mesazhi në platformën Instagram ka zbuluar se do të performojë në Tiranë më 28 nëntor.

Teksa ajo “mezi pret” të vijë të performojë në Tiranë, koncerti do të përkojë edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë.

“Mezi pres t’ju shoh në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, ka thënë Dua në postimin e bërë.

Sakaq, koncerti përkon dhe me Kryeqytetin Evropian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi një mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore