Jetesë & Stil

Dua Lipa dhe Trevor Noah në një lidhje?!


Dua Lipa dhe Trevor Noah dyshohet se janë në një lidhje pasi të dy u fotografuan duke u puthur dhe përkëdhelur në New York.

Ylli 27-vjeçar i pop-it dhe drejtuesi 38-vjeçar i The Daily Show u panë duke shijuar një darkë intime, por të qetë së bashku në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan në East Village.

Kështu të paktën duket nga imazhet ekskluzive të marra nga tabloidi britanik DailyMail.

Ata dukej se kishin një kimi ndërsa e mbyllën mbrëmjen me një puthje romantike dhe një përqafim të ëmbël përpara se të nisnin rrugët e tyre veçmas.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore