Stil

Dua Lipa dhe Anwar Hadid – drejt ndarjes


Lidhjen e tyre e kishin filluar që para dy vjetësh, por e njëjta relatë po nuhat fundin e saj – kështu të paktën pohojnë burime pranë çiftit, Dua Lipa dhe Anwar Hadid.

Këngëtarja, 26-vjeçe dhe vëllai i super modeleve, Bella dhe Gigi Hadid, nuk janë parë në praninë e njëri-tjetrit për më shumë se gjashtë javë dhe arsye thuhet të jenë angazhimet profesionale të dyshes.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid.

“Çifti erdhën me idenë për të bërë një pushim me romancën e tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të jenë të ndarë po rezulton e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, ka thënë një burim.

Dyshja kishin kaluar kohë “të ndarë”, pasi që Dua po incizonte albumin e saj mes Londrës dhe Los Angeles, ndërkohë që gjatë asaj periudhe, Anwar po kalonte kohë me motrën e tij, Bellën, në New York.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid.

Ylli i hitit “Levitating” dhe modeli filluan të takoheshin në qershor të vitit 2019 dhe dyshja u kishin dhuruar fansave paraqitje të shumta të romancës së tyre në rrjetet sociale që atëherë.

Madje, duke folur për romancën e saj me Anwar, në një intervistë për revistën “Rolling Stone”, Dua kishte thënë se ndihet më rehat se kurrë më parë.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid.

“Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të jashtëzakonshme, dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë OK, kjo është kënaqësi”.

“Por, në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privat – do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni”, kishte deklaruar Lipa.

Gjithsesi, çifti akoma nuk kanë zbuluar diçka konkrete, duke i lënë zërat në mediat rozë të qarkullojnë lirshëm, teksa dyshimet e fansave vazhdojnë të rriten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore