Film

“Drive My Car” fitoi çmimin për skenarin më të mirë në Kanë


Ryusuke Hamaguchi dhe Takamasa Oe, u bënë japonezët e parë që fituan çmimin e skenarit më të mirë, për filmin e tyre “Drive My Car” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Drama melankolike, bazohet në një histori të regjisorit Haruki Murakami.

“Drive My Car” thuhet se është një nga historitë e preferuara të Hamaguchi Murakami.

“Unë do të doja të shprehja mirënjohjen time së pari për Haruki Murakami, i cili dha frymëzim për filmin”, tha Hamaguchi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve përpara publikut.

Ai gjithashtu i dha merita Oe-së për të cilin tha se ishte një mbështetje e vazhdueshme.

“Unë isha në gjendje të përfundoja vetëm skenarin për filmin 179 minutësh, vetëm falë inkurajimit të tij”, është shprehur Hamaguchi, përpara se t’i jepte lavdi kastit të tij ndërkombëtar.

Filmi, përqendrohet në një aktor dhe regjisor skenik i cili nuk është në gjendje të pajtohet me vdekjen e gruas së tij, përshkruan luftën e tij për të shkuar drejt rilindjes gjatë bisedave të tij me një grua që punëson për ta përzënë.

Personazhi kryesor luhet nga Hidetoshi Nishijima dhe Toko Miura luan shoferin. Në kast përfshihen Masaki Okada, Reika Kirishima, gjithashtu aktorë nga Koreja e Jugut dhe Tajvani.

Përveç skenarit më të mirë, filmi gjithashtu fitoi çmimin e Federatës Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit dhe Çmimin e Jurisë Ekumenike, e cila jepet nga një juri e specialistëve të filmit katolik dhe protestant.

“Drive My Car” do të dalë në Japoni në fund të Gushtit, por një datë e lëshimit edhe në vendet tjera, nuk është bërë e ditur ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore