Sport

Driton Kuka merr titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë


Trajneri i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në universitetin “Luarasi” në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kuka, i cili me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar për çmimin e marrë gjatë ditës së premte.

“I nderuar nga Universiteti ‘Luarasi’ në Tiranë me titullin Akademik “’Doctor Honoris Causa’“, theksoi Driton Kuka.

“Jigoro Kano xhudon e kishte bërë pjesë të Sistemit Edukativo Arsimor në Japoni. Me shpresë që sporti që ka bërë krenar një Komb dhe që promovon edukim në çdo aspekt të bëhet pjesë e Sistemit edukativ tek ne në Kosovë e Shqipëri”, shtoi mes tjerash trajneri kosovar.

Xhudo është sporti i cili ka sjellë më së shumti medalje evropiane, botërore dhe olimpike për shqiptarët.

Dhe më meritori për këto suksese është trajneri Toni Kuka, i cili ka udhëhequr xhudistët e tij drejt sukseseve ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore