Shqipëria

Dritaret e Bojken Lakos, në rrëfimin e Ben Blushit


“Dëgjova që Bojken Lako mund të shkojë në burg”.

Kështu e nis etydin, gazetari dhe ish-deputeti Ben Blushi në shpengimin e këngëtarit.

Fillimisht Blushi tregon se si e kontaktoi Lakon.

“I çova një sms. M’u përgjigj pas dy ditësh. A mund të takohemi pas orës 11 paradite, më tha. Deri në atë orë punoj”.

Shkrimi i pashënjuar nga presjet dhe pika, si hapësira mes tij dhe këngëtarit, i bën bashkë në rrugën e ambasadave.

Biseda kthen protagonistët në të kaluarën e njërit dhe në të tashmen e tjetrit.

“Ça bën, i thashë. Punoj në një televizion, tha. Zgjohem çdo ditë në ora 5 të mëngjesit. Ça thua, i thashë, kur unë drejtoja një televizion askush nuk zgjohej në 5 të mëngjesit. Epo varet ça televizioni ke punuar, tha Bojken”.

Krejt natyrshëm, biseda gjen shkakun pa shkuar te qëllimi, duke i kujtuar edhe të tashmes hijet e së kaluarës.

“Isha me 100 km në orë te rruga Myslym Shyri. Vetëm një herë jam dëmtuar në makinë dhe kjo ka ndodhur kur makina ishte e parkuar, thashë unë”.

Referuar ngjarjes së fundit, ku këngëtari u dënua me tre vite burg, e cila u konvertua në “shërbim prove”, Lako bën rrëfyesin në shkrimin e Blushit.

“Kam marr një magazinë me qira. Për koncerte. Aty bëheshin bukët për ushtrinë. Dritaret ishin mbyllur me tullë. Vendosëm t’i hapnim për ajër. I ramë me vare. I prishëm”.

Formalitetet mbeten për kornizat e proceseve, ndërsa detajet vijnë gjithmonë nga rutina e të folurit për të vërtetën.

“Na spiunuan komshinjtë. Ata do ndërtonin pas nesh dhe muri duhej të ishte kallkan. Pa dritare. Sipas kodit penal dënimi ishte nga 3 në 6 vjet burg. Ishte shtuar një nen i ri”.

Në përmbyllje, Blushi i tregon se ky shkëmbim mes tyre do të hidhet “e zeza në të bardhë”.

“Shkruaj çfarë të duash, tha. Jo, i thashë ato që më the për atë gruan në burg nuk i shkruaj. Si të duash, tha. Dhe iku”.

Për të lexuar shkrimin e plotë klikoni KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore