Përballje

Drita tejkalon Gjilanin për t’u radhitur në pozitën e dytë, Ballkani barazon kundër Ulpianës


Tre ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe të befasishme.

Ndeshja mes Ulpianës dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Dueli ishte kryesisht i dominuar nga Ballkani, por ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë.

Golin e parë e shënuan Ulpiana në minutën e 20-të me anë të Egzon Qerimit.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Ballkani barazuan rezultatin me anë të Meriton Korenicës.

Ballkani radhiten në pozitën e parë me 64 pikë, ndërsa Ulpiana janë në vendin e nëntë me 25 pikë.

Në anën tjetër ndeshja mes Dritës dhe Malishevës përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 3:1.

Drita ishin ekipi më dominant, por nuk i shfrytëzuan mundësitë e shumta që kishin.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan Malisheva në fillim të pjesës së parë, në minutën e 48-të me anë të Hasan Hysenit.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 61-të ku shënoi Almir Ajzeraj.

Në minutën e 76-të, Drita shënuan golin e epërsisë me anë të Hamdi Namanit.

Pak para përfundimit të ndeshjes, gjilanasit shënuan përsëri në minutën e 97-të për rezultatin përfundimtar 3:1.

Drita kanë tejkaluar Gjilanin për t’u radhitur në pozitën e dytë me 55 pikë, ndërsa Malisheva janë në vendin e gjashtë me 37 pikë.

Ndeshja tjetër mes Feronikelit dhe Llapit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:0, me golat e Sadriut dhe Alidemajt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore