Përballje

Drita përmbys Inter Turku-n, kalon në raundin tjetër


Drita po del të jetë skuadra më e fortë kosovare në garat evropiane.

Për gjilanasit nuk ishte aspak problem përmbysja e rezultatit ndaj finlandezëve të Inter Turku-t, duke i mposhtur me rezultta 3:0 në ndeshjen e kthimit të fazës së parë kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Turku një javë më herët përfundoi me rezultat 1:0 në disfavor të Dritës, derisa takimi i dytë në “Fadil Vokrri” foli e tëra për ekipin nga Gjilani.

Me të filluar ndeshja Drita ka arritur të shënojë me anë të Marko Simonovskit që në minutën e dytë për 1:0.

Pjesa e parë u dominua në përgjithësi nga vendasit, por ata nuk arritën të shënojnë më.

Kurse që në fillim të fraksionit të dytë, Drita shënoi dy gola të shpejtë përmes Arbnor Mujës.

Të parin Muja e shënoi në minutën e 49-të, derisa i dyti personal i tij erdhi dy minuta më vonë.

Në vazhdim ndeshja përsëri foli për Dritën, por gola më nuk pati, me skuarën kosovare që do të vazhdojë tutje në raundin tjetër ku e pret skuadra belge, Royal Antwerp.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore