Përballje

Drita mposht më vështirësi Ulpianën, Prishtina fiton përballë Llapit


Ulpiana – Drita

Ndeshja mes Ulpianës dhe Dritës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:3.

Ndeshja ishte interesante me shumë mundësi dhe gola për të dy skuarat.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë nga Muharrem Jashari, i cili i dha epërsinë e parë Dritës.

Goli i barazimit erdhi pas 15 minutash ku shënoi Ermir Rezi.

Drita nuk vonuan shumë, pesë minuta pas golit të barazimit, shënuan përsëri, por këtë herë me anë të Marko Simonovskit.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Ulpiana barazuan përsëri rezultatin, këtë herë me anë të Akil Makollit.

Golin i fundit i ndeshjes dhe i fitores për Dritën erdhi në minutën e 59-të, ku shënoi përsëri Simonovski.

Drita radhitet në pozitën e dytë me 49 pikë, ndërsa Ulpiana janë në vendin e nëntë me 24 pikë.

Prishtina – Llapi

Në anën tjetër, dueli mes Prishtinës dhe Llapit ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Pjesa e parë e ndeshjes në “Fadil Vokrri” ishte e qetë dhe pa gola, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë.

Golin e parë e shënuan Prishtina me anë të Besnik Krasniqit në minutën e 51-të.

Për të dyfishuar epërsinë, u përkujdes Endrit Krasniqi, i cili shënoi në minutën e 65-të për kryeqytetasit.

Në minutën e 78-të, Drilon Fazliu shënoi për të ngushtuar epërsinë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që Llapi të fitoj ndonjë pikë në “Fadil Vokrri”.

Prishtina radhiten në pozitën e pestë me 35 pikë, ndërsa Llapi janë në vendin e katërt me 41 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore