Sport

Drita mëson kundërshtarin e “frikshëm” nëse kalon raundin e parë në Conference Leauge


Gjiganti holandez, Feyenoord, mund të jetë kundërshtari i Dritës, në kualifikimet për edicionin e parë të UEFA Conference Leauge.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi, të cilët në faqen e tyre zyrtare njoftuan për përballjen e mundshme me klubin nga Rotterdam-i.

“Feyenoord FC nga Holanda është kundërshtari ynë për ndeshjet e Conference League në rast të kalimit të rundit të parë. Sot është mësuar edhe kundërshtari i radhës në rast se klubi jonë FC DRITA e kalon raundin e parë” shkruhet në postimin e FC Drita.

Kujtojmë, që Drita në raundin e parë do të ballafaqohet më skuadrën shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, FC Decic.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 8 korrik, në Tuz të Malit të Zi, derisa një javë më vonë, Drita do të jetë vendase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore