Përballje

Drita fiton derbin, Ballkani deklason Arbërinë


Drita – Gjilani dhe Arbëria – Ballkani ishin ndeshjet mbyllëse të javës së 24-të në Superligën e Kosovës.

Derbi i Anamoravës i takon Dritës e cila fitoi triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat të pastër 2:0, kështu duke marrë kreun e tabelës në Superligë.

Sfida nisi shumë mirë për kampionët e Kosovës, të cilët qysh në minutën e 11-të, kaluan në epërsi përmes Hamdi Nimanit.

Për epërsinë e dyfishtë të pjesës së parë u përkujdes Ardian Limani i cili shënoi për 2:0, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishtë më e qetë se e para, ku Drita arriti që ta mbroje rezultatin dhe kështu t’i arkëtoj tri pikë shumë të rëndësishme të cilat e ngritën në krye të tabelës së renditjes me 53 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Ballkanit.

Ndërsa Gjilani mbetet në vendin e katërt në tabelë me 33 pikë gjithsej.

Në ndeshjen tjetër e cila u zhvllua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Ballkani deklasoi Arbërinë në krizë, me rezultat 2:5.

Arbër Hoxha, në minutën e 33-të kaloi mysafirët në epësri në shifrat 0:1, pastajnë minutën e 42-të, golashënuesi më i mirë në kampionat, Mirlind Daku shënoi për rezultatin e pjesës së parë 0:2.

Me të filluar pjesa e dytë, Nazmi Gripshi, thelloi epërsinë e mysafirëve në 0:3, më pas golin e vetëm në këtë sfidë për vendasit e shënoi Almir Kryeziu në minutën e 65, duke ngushtuar rezultaatin në 1:3.

Por ishte përsëri suluesi në top formë i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutat 66 dhe 69, kështu duke realizuar Hat-trik në këtë ndeshje dhe duke thelluar krizën e vendasve.

Vendasit arritën që të shënojnë nga penalltia në minutën e 74, përmes brazilianit Marclei, por Mevlan Zeka pas katër minutave shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit 2:6.

Kështu Ballkani me këto tre pikë ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 51 pikë, dy më pak se Drita e vendit të parë dhe një më shumë se Prishtina e vendit të tretë.

Ndërsa Arbëria mbetet në vendin e tetë në tabelë, me 26 pikë, një më shumë se vendi i nëntë i cili dërgon në kategorinë e dytë të futbollit vendor.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore