Përballje

Drita dhe Llapi kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës


Ndeshja mes Dritës dhe Ulpianës ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Me këtë fitore dominante, Drita është kualifikuar tutje në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Gjilanasit ishin dominant gjatë gjithë kohës, ku shënuan një gol në pjesën e parë, dhe dy në të dytën.

Goli i parë u shënua në minutën e 23-të me anë të Astrit Fazliut, i cili shënoi nga pika e penalltisë.

Dyfishimi i epërsisë erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 58-të me anë të Almir Ajzerajt.

Në minutën e 64-të Muharrem Jashari shënoi për 3:0, por goli u anulua nga VAR.

Për të përmbyllur këtë ndeshje, Drita shënuan përsëri në minutën e 76-të për rezultatin përfundimtar 3:0.

Në anën tjetër ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Ndeshja ishte pa gola deri në minutat e fundit ku Llapi surprizuan Gjilanin.

Dueli ishte i baraspeshuar, dhe me mundësi për të dy skuadrat.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 85-të, Drilon Fazliu shënoi për t’i dhënë epërsinë Llapit.

Në minutën e 91-të, për të siguruar fitoren u përkujdes Alef Firmino, i cili dyfishoi epërsinë në 2:0.

Me këtë fitore Llapi kualifikohen tutje për në gjysmëfinale.

Kujtojmë se ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Kekut është pezulluar, ndërsa dueli mes Ballkanit dhe Prishtinës është duke u luajtur në vazhdime, ku momentalisht po prijnë kryeqytetasit me rezultat 1:2.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore