Jetesë & Stil

Dren Abazi mbase pranoi që është në një lidhje romantike, por prapë e ruan mirë sekretin


Dren Abazi ka qenë i ftuari i radhës në programin e showbizit, ‘Pikë’, prezantuar nga Adela Osmani.

Në një intervistë për jetën personale dhe karrierën, këngëtari shumë i pëlqyer nga vajzat ka lënë të kuptohet se nuk është vetëm, pra dikë e ka në zemër.

“Ka shumë njerëz që hyjnë e dalin nga jeta ime”, u shpreh ai në një moment. Por Adela nuk u dorëzua dhe e pyeti nëse dikush po rri ca më gjatë në jetën e tij.

“Ka mundësi të kem. Emrin nuk e tregoj se ka të bëjë me privatësinë e personit. Nuk i intereson askujt në fund të ditës”, e mbylli bisedën ai.

Me pak fjalë, Dreni na la të kuptojmë se nuk është më pjesë e beqarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore