Shqipëria

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep njoftimin e rëndësishëm


Drejtoria e Përgjithshme Detare ka publikuar një njoftim të rëndësishëm mbi përkeqësimin e motit, duke filluar nga dita e sotme (9 shkurt) e deri të mërkurën në mesnatë. Në njoftimin e DPD i bëhet thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në fushën e detarisë, të jenë të pajisur me të gjitha masat e nevojëshme.

Bregdeti i Shqipërisë pritet të përfshihet nga erëra me drejtim jug-jugperendim dhe me shpejtësi 30 milje/orë, si dhe lartësi dallge mbi 3 m.

Me qëllim që të parandalohet çdo e papritur për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, çdo subjekt që vepron në fushën e detarisë, duhet të rrisë gatishmërinë e ekuipazheve në mjetet lundruese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore