Sport

Drejtori Teknik i Vllaznisë flet rreth merkatos së klubit


Matko Djarmati, Drejtori Teknik i ekipit të Vllaznisë është ndalur të flasi rreth merkatos së klubit. Ka qenë vetë klubi që e ka shpërndarë në mediat sociale, prononcimin e Djarmati-t. Ky i fundit është shprehur rreth disa çështjeve kryesore:

 “Jemi këtu me meritë, do bëjmë maksimumin në çdo ndeshje. Stafi teknik do bëjë këtë rrugë dhe më pas të shohim se ku jemi.

Merkato?

“Po presim Klodian Gjinon, nuk ka mbërritur në Shkodër, deri në fund të ditës vjen. Ka luajtur me Kombëtaren U21. Është një lojtar cilësor. Kemi parë 3-4 muajt e fundit që ka bërë mirë. Prezantimi do bëhet direkt. Kishim akord me një lojtar, në mes rrugës ndërroi mendje duke firmosur me ekip tjetër. Nëse nuk nënshkruajmë nuk është i yni”.

Cisse?

“Ka cilësi shumë të mira. Ai është i varur nga Dunga. Me gjithë këto burokraci që ka në Afrikë mendoj se ai do vijë. Ka aplikim për vizë pune në Shqipëri. Dunga do rikthehet në Shqipëri. Klubi japonez kishte ofertë të mirë, ishin tre kompani menaxhimi që kërkonin pjesën e vetë, ndaj ka dështuar. Kishim kontakte me klubin, është çështje e hapur por si fillim do kthehet në Shqipëri”.

Hoxhaj?

“Ka një kontratë 2 vite e gjysmë. Kush sjell një ofertë që bind klubin, do diskutojmë. Cilësia e grupit dhe klubit do rritet edhe nga shitjet. Lojtarët e kanë ëndërr të luajnë në një kampionat më të fortë se në Shqipëri. Ne do mbrojmë interesat e klubit, që do të thotë do ketë shitje në momentin e duhur”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore