Sport

Drejtori sportiv i Manchester City-t injoron Ligën e Kampionëve


Liga e Kampionëve konsiderohet si gara më prestigjioze për klubet në Evropë.

Megjithatë, të njëjtën gjë nuk e mendon drejtori sportiv i Manchester City-t, Txiki Begiristain.

Ky i futndi një një intervistë ka thënë se Champions Leauge është një garë që duan ta fitojnë, por Premier Leauge angeleze sjell më shumë stabilitet.

“Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, por kompeticioni i cili garanton më shumë stabilitet është Premier League. E respektojmë shumë Champions-n, por duhet të tregohemi të përulur”, ka thënë Begiristain.

“Një rezultat negativ në Ligën e Kampionëve rrezikon të dërgojë në dështim të projektit dhe ne nuk duam që ta shkatërrojmë projektin tonë. Ndaj, jemi të ndërgjegjshëm që nëse luajmë mirë në Premier League, atëherë do të jemi ndër skuadrat kandidate edhe në Champions”, tha Txiki Begiristain.

Kujtojmë që Manchester City do të përballet me gjermanët e Leipzig në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Ata e mbyllën grupin në vendin e parë, derisa në Premier LEauge vazhdojnë të jenë të dytët, me dy pikë pas Arsenal-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore