Lajme

Drejtori i Borsa İstanbul jep dorëheqjen nga detyra


Drejtori Menaxhues i Borsa İstanbul A.Ş, Hakan Atilla, ka dhënë dorëheqjen, ditën e hënë më 8 mars.

Bordi i drejtorëve ka pranuar dorëheqjen dhe vendimi i është njoftuar Bordit të Tregjeve të Kapitalit (SPK).

Atilla u kthye në Turqi në korrik të vitit 2019, pasi vuajti dënimin në burgun e Shteve të Bashkuara të Amerikës. Ai u dënua pasi pretendohej se kishte shkelur sanksionet amerikane ndaj Iranit. Akuza për të cilat ai pohoi se ishte i pafajshëm.

Ai u emërua drejtor menaxhues i Borsa İstanbul A.Ş në tetor të vitit 2019.

Borsa İstanbul A.Ş merret me menaxhimin e Sistemit Informativ të Mjedisit. Specifikon procedurat dhe parimet në lidhje me pajtueshmërinë e Borsa İstanbul me rregulloret ligjore për çështjet mjedisore. Si dhe përgatitjen, ekzekutimin, monitorimin, auditimin dhe rishikimin e politikës mjedisore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore