Lajme

Drejt fazës së tretë, Covid-19


Bashkimi Evropian (BE) ka hyrë në një fazë të re përballjeje me coronavirus-in, në “fazën e tretë” të pandemisë siç quhet tashmë.

Prania e virusit dhe mutacioni i tij i ri, ka bërë që të gjithë shtetet e BE-së të marrin masa parandaluese shtesë.

Edhe vende si Suedia, që në valën e parë të virusit nuk zbatuan asnjë masë mbyllëse, ka ndërmarrë politika mbrojtëse ndaj Covid-19.

Anglia, shteti në të cilin u shfaq për herë të parë varianti i ri i coronavirus-it, është në një fazë të vështirë të parandalimit. Rritja e numrave të të infektuarve, ka bërë këtë të fundit të rrisë kufizimet e lëvizjes më shumë se deri tani.

Në Itali masat kufizuese ndryshojnë sipas nivelit epidemiologjik të secilit rajon italian. Maska është e detyrueshme ​​në hapësira të mbyllura dhe te hapura.

Ne zonat e kuqe ….., Ne zonat e verdha ….dhe ne ato portokalli ….

Distancimi fizik

Rregulli specifik i distancës të sigurisë është: të paktën 2 metra në rast të aktivitetit sportiv në grup dhe të paktën 1 metër në të gjitha rrethanat e tjera.

Ora Policore

Nga ora 22:00 deri në orën 5:00 është vendosur një shtetrrethim dhe lejohen vetëm lëvizjet me rendësi. Për shembull ato shëndetësore apo ato të lidhura me punën.

FRANCA

Masat e përgjithshme

Që nga 15 dhjetori 2020, karantimini nga ora 20:00 në 06:00 është në fuqi në të gjithë zonën metropolitane. Lejohen udhëtimet ndër-rajonale.

Sistemi i certifikatës së detyrueshme për udhëtime urgjente kërkohet akoma për lëvizjet midis orës 20:00 dhe 06:00. Udhëtimi lejohet vetëm për nevoja urgjente.

Që nga 10 Janari 2021, 23  provinca janë prekur nga karantinimi i zgjatur nga ora 18:00 deri në 06:00 për shkak të ndryshimit të situatës shëndetësore.

Një gjobë fikse prej 135 euro deri në 3 mijë e 750 euro do të vihet në rast të mosrespektimit të masave.

Vendosja e maskës

Mbajtja e maskës është e detyrueshme për këdo mbi 11 vjeç në të gjitha hapësirat publike, transportin publik, në zona të mbushura me njerëz, taksi, restorante, kafene, bare (e detyrueshme për stafin dhe klientët kur lëvizin) dhe në shkollë (e detyrueshme për mësuesit).

Një përjashtim është parashikuar për personat me aftësi të kufizuara, në këtë rast, kërkohet një certifikatë mjekësore.

Distancimi social.

Distanca fizike prej të paktën një metër zbatohet në të gjitha vendet dhe rrethanat.

Veçanërisht në kujdesin për fëmijët, shkollat fillore dhe ato të mesme.

Në dyqane lejohet numër i kufizuar i klientëve që të jenë të pranishëm në të njëjtën kohë

Në restorante, kafene dhe bare lejohen maksimumi 10 persona për tryezë me një metër midis secilës tryezë.

Karantinimi

Në Francë është i detyruar karantinimi shtatë ditor nëse ndodh kontakt me një rast të konfirmuar me COVID-19. Nëse keni simptomat e coronavirus-it. Nëse rezultati i testit te Covid-19 del pozitiv. Kjo vlen edhe për anëtarët e familjes, të cilët duhet të testohen pas shtatë ditësh.

GJERMANIA

Përdorimi i maskave

Përdorimi i maskave është i detyrueshëm.

Maskat duhet të përdoren në transportin publik, ndërtesat publike dhe dyqanet. Ato, gjithashtu, duhet të vihen në vende ku distanca sociale nuk mund të zbatohet.

Maskat duhet të mbahen edhe jashtë dyqaneve ku formohen radhë, si dhe në parkimet e makinave. Mbajtja e saj është e detyrueshme në shkolla për nxënësit nga klasa e shtatë, 12-13 vjeçarët, e lart.

Maska duhet vënë që të mbulon gojën dhe hundën.

Distancimi fizik

Në publik, kudo që është e mundur, duhet të mbahet një distancë minimale prej 1.5 metra nga të tjerët.

Takime të brendshme dhe të jashtme, tubime dhe ngjarje publike ose private

Kontaktet personale midis familjeve duhet të kufizohen. Takimet përtej familjes, janë të kufizuara vetëm më një person.

Çdo rajon mund të vendosë rregulla specifike për numrin maksimal të njerëzve që lejohen të takohen së bashku.

SPANJA

Masat e përgjithshme

Spanja ka vendosur karantinim kombëtar midis 23.00 dhe 6.00, përjashto ishujt Kanarie.

Rajonet autonome kanë autoritetin për të filluar shtetrrethimin më herët, ose më vonë.

Përdorimi i maskave të fytyrës

Maskat janë të detyrueshme në hapësirat publike, brenda dhe jashtë. Përdorimi i tyre është gjithashtu i detyrueshëm në të gjitha mjetet e transportit publik. Për automjetet private maska është e detyrueshme nëse pasagjerët nuk jetojnë së bashku në të njëjtën adresë.

Përjashtimet bëhen për fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe me sëmundje respiratore.

Distancimi fizik

Të gjithë njerëzit mbi moshën gjashtë vjeç duhet të mbajnë një distancë fizike prej 1.5 metrash. Në pamundësi, duhet të mbahet një maskë fytyre.

Takime të brendshme dhe të jashtme, tubimet dhe ngjarjet publike ose private

Takimet e jashtme shoqërore janë të kufizuara në gjashtë persona. Masat fizike të distancimit duhet të garantohen. Duhet të merren masat paraprake për të shmangur takimet dhe mbipopullimin në vendet e mbyllura.

Masat e tjera

Shpesh, zbatohen kufizime shtesë rajonale dhe lokale. Ka disa komuna ose rajone që nuk mund të largohen ose të hyjnë në rajone të tjera, nëse nuk është për arsye thelbësore.

SUEDIA

Masat e përgjithshme

Nga data 19 dhjetor, të gjitha shërbimet publike jo-thelbësore të drejtuara nga shteti, rajonet dhe komuna janë të mbyllura. Kjo përfshin pishinat, qendrat sportive dhe muzetë.

Shkollat për moshat mbi 16 vjeç do të vazhdojnë mësimet online deri më 24 janar.

Punëdhënësve u kërkohet të lejojnë që personeli jo-thelbësor të punojë nga shtëpia.

Përdorimi i maskave të fytyrës

Nuk ka ndonjë detyrim për të mbajtur maskë në situata normale, në vende publike dhe në transportin publik. Sidoqoftë, aeroportet rekomandojnë që udhëtarët të përdorin maska.

​Distancimi fizik

Udhëzimet e përgjithshme kërkojnë të ruhet distanca sociale, 1.5 metra.

Takime të brendshme dhe të jashtme, tubimet dhe ngjarjet publike ose private.

Sipas udhëzimeve të përgjithshme, duhet të kufizohen kontaktet e reja dhe shoqërimi duhet të bëhet vetëm në një rreth të vogël shoqëror.

Mbledhjet dhe ngjarjet publike mund të kenë maksimumi 8 pjesëmarrës. Policia mund shpërndajë një tubim ose veprimtari publike me më shumë se 8 pjesëmarrës.

Kushdo që organizon një ngjarje që shkel ndalimin mund të përballet me një gjobë ose me burgim maksimalisht prej gjashtë muajsh.

Një përjashtim bëhet për funeralet, ku lejohen maksimumi 20 pjesëmarrës.

Baret dhe restorantet nuk lejohen të shërbejnë alkool pas orës 20:00.

 

Anglia

Qytetarët në Angli duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të caktuara.

 

Është e paligjshme të dalësh nga shtëpia pa një “justifikim të arsyeshëm”.

Nëse nuk keni një, policia mund t’ju gjobisë 200 paund për shkeljen e parë, dyfishin për shkeljen e dytë deri në një maksimum prej 6 mijë e 400 paund.

Nuk ju lejohet të dilni nga shtëpia për të takuar njerëz të tjerë nëse nuk jetoni së bashku.

Bizneset e tilla si pub-et, restorantet dhe dyqanet jo-thelbësore janë mbyllur.

Ambientet e brendshme dhe të jashtme sportive, duke përfshirë palestra dhe fusha tenisi janë gjithashtu të mbyllura.

Bizneset dhe shërbimet thelbësore mund të qëndrojnë të hapura.

Supermarketet, dyqane ushqimore, farmacitë, kopshtet dhe vendet e adhurimit do të qëndrojnë të hapura. Gjithashtu të hapura janë edhe karburantët, bankat dhe zyrat postare.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore