Lajme

Drama e folësit në Dhomën e Përfaqësuesve po kthehet në horror


Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve për herë të katërt hodhi poshtë ofertën e republikanit Kevin McCarthy për ta udhëhequr .

Kjo, pasi një grup i vogël republikanësh kundërshtoi thirrjen e ish-presidentit Donald Trump për unitet.

Pavarësisht apelit të Trump, 20 republikanë në krahun e djathtë të partisë votuan për një kandidat alternativ, duke e lënë përsëri McCarthy-n larg nga shumica e nevojshme për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ky i fundit është një post i fuqishëm që është i dyti në vijën e pasardhësve pas presidencës.

McCarthy, një kongresmen nga Kalifornia, i cili ka shërbyer si republikani më i lartë i Dhomës së Përfaqësuesve që nga viti 2019, i rezistoi tre votimeve të dështuara për kryetarin e Dhomës të martën.

Hera e fundit që Dhoma nuk arriti të zgjidhte një kryetar në votimin e parë ishte viti 1923.

Lufta e lidershipit ka ofruar një fillim tronditës për shumicën e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi partia arriti të sigurojë një shumicë të vogël në dhomë – 222-212 – në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Lufta e brendshme nënvizon sfidat me të cilat partia mund të përballet gjatë dy viteve të ardhshme, duke shkuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

McCarthy siguroi vetëm 201 vota të mërkurën, pasi 20 republikanë votuan për Përfaqësuesin Byron Donalds, një republikan nga Florida i zgjedhur për herë të parë në 2020 dhe një republikan refuzoi të mbështeste një kandidat specifik.

Pasi McCarthy përsëri dështoi, Dhoma u zhvendos drejt mbajtjes së një votimi të pestë.

Trump mbetet një figurë me ndikim në mesin e republikanëve dhe deri tani është i vetmi kandidat i shpallur presidencial për vitin 2024.

Disa në parti e kanë fajësuar Trump-in për dështimin e republikanëve për të fituar më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme.

Performanca më e dobët se sa pritej në zgjedhjet afatmesme kontribuoi në krizën e lidershipit të Dhomës së Përfaqësuesve duke e lënë McCarthy-n të varur nga mbështetja e një grupi të vogël të vijës së ashpër në partinë e tij.

Ky grup kërkon kontroll më të madh mbi udhëheqjen dhe më shumë ndikim mbi qasjen e partisë ndaj shpenzimeve dhe borxhit.

Përfaqësuesit e vijës së ashpër të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kritikuar kompromise të tilla legjislative, duke rritur frikën për aftësinë e Kongresit për të parandaluar falimentimin kur qeveria federale i afrohet kufirit të borxhit më vonë këtë vit.

Për herë të parë në 100 vjet, nuk zgjidhet një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në përpjekjen e parë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore