Shqipëria

Dosja 339/ Jepet vendimi për grupin e Avdylajve; 17 anëtarët dënohen me 124 vite burgim


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për 17 pjesëtarët e grupit të Avdylajve.  Në total pjesëtarët e grupit janë dënuar me 124.8 vite burg.

Rreth 182.5 kg heroinë u sekuestruan në laboratorin e Brenogës në Has. Laboratori i heroinës në Has është pjesë e dosjes 339. Laboratori i dosjes në Has është zbuluar në tetor të 2019-ës. Dosjen  e mori nën hetim SPAK me qëllim që të hetonte  grupin kriminal të Shijakut, të kryesuar nga Avdylajt. Spak do të hetonte dhe lidhjet e tyre.

Admir Hoxha, një nga pjesëtarët ka marrë dënimin prej 12 vitesh burg.  Altin Avdyli, një nga të dënuarit është dënuar me 6.8 vite burg. Hekuran Hoxha,  i njohur si ”Roni i i Shijakut” është dënuar me 10.8 vite burg. Hoxha ka marrë dënimin më të rëndë. Admir Hoxha, një tjetër personazh kyç  është dënuar me 12 vite burgim.

 

Dënimet e dhëna nga GJKKO:

1. Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj (Burg)
2. Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
3. Esat Mehmeti 10 vjet
4. Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
5. Sajmir Sulejmani 8 vjet
6. Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
7. Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
8. Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
9. Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
10. Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
11. Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
12. Admir Hoxha 12 vjet
13. Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
14. Vehbi Berushi 8 vjet
15. Anila Shuti 2 vjet – konvertim 25 muaj shërbim prove
16. Xhavit Shyti 8 vite
17. Flamur Çela 8 vite

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore