Sport

Dortmund, pas Maxence Lacroix-it


Borussia e Dortmund-it po kërkon të përforcojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë janë të lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm të qendërmbrojtësit të Wolfsburg-ut, Maxence Lacroix-it.

20-vjeçari është në sezonin e dytë me Wolfsburg-un dhe numëron 26 paraqitje, ku ka realizuar dy gola dhe dha një asist.

 

Francezi ka kontratë në Wolkswagen Arena deri në 2024, por nuk ka klauzolë lirimi. Dortmund-i duhet të ulet në bisedime me Wolfsburg-un për çmimin e lojtarit nëse kërkon vërtet ta marrë në Signal Iduna Park.

Ish-lojtari i Sochaux-it u transferua në Gjermani për 5 milionë euro, ndërsa sipas Transfermarket-it aktualisht vlen rreth 17 milionë euro.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore