Sport

Dortmund-i nuk mjaftohet vetëm me një Bellingham


Sipas lajmeve që vijnë nga Gjermania, pikërisht nga “Sport Bild”, Borussia Dortmund-it ka shtuar përpjekjet për të afruar në skuadër vëllain e vogël të Jude Bellingham-it.

Jobe Bellingham-i, aktivizohet me skuadrën e të rinjëve të Birmingham-it, në qytetin e lindjes. 16-vjeçari luan në krahët e sulmit. Pozicioni natyral është krahu i djathtë.

Ai nuk ka bërë akoma një paraqitje me ekipin e parë të Birmingham-it edhe pse në dy ndeshjet e fundit në EFC Cup ka qenë i thirrur në skuadrën e parë.

Verdhezinjtë janë të bindur për cilësitë e Jobe dhe gjithashtu blerja e tij shikohet si një pikë kyçe në përpjekjet për të mbajtur Jude-n në “Signal Iduna Park” për një kohë të gjatë.

Jobe nuk ka ende një vlerë të përcaktuar për kartonin e tij. Megjithatë, kjo nuk ka ndaluar disa klube nga Championship që të interesohen për të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore