Bota

Dorëhiqet kabineti i Kryeministrit të Kazakistanit


Kabineti i Kryeministrit të Kazakistanit, Askar Mamin, ka dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare.

Sipas një deklarate nga Presidenca e vendit, thuhet se Presidenti, Kassym-Jomart Tokayev ka nënshkruar dekretin ku anëtarët aktualë të kabinetit do të vazhdojnë përmbushjen e detyrave deri në miratimin e qeverisë së re në vend  pas zhvillimit zgjedhjeve parlamentare.

Zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e diel u fituan nga Partia, Nur Otan, me 72% të votave  udhëhequr nga Nursultan Nazarbayev.

Parlamenti kazak është i ndarë në dy dhoma, Senati dhe Dhoma e Ulët. Partia Demokratike, Ak Zhol, mori 10.95% të votave, pasuar nga Partia Popullore me 9.1% .

Në votime morën pjesë  63.3% e popullsisë, ku më shumë se 310 kandidatë nga Partia Demokratike, Ak Zhol, Partia Demokratike Patriotike e Popullit dhe Partia Adal garuan për 107 vende në Parlament.

Numrin më të madh të vendeve e ka zënë Partia Nur Otan, 72 deputetë, 12 i ka siguruar Partia Demokratike Ak Zhol dhe 10  Partia Popullore e Kazakistanit. Nëntë deputetët e tjerë do të jenë anëtarë të Asamblesë së Popullit të Kazakistanit. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore