Sport

Dopieta e Kylian Mbappe-s, PSG-ja triumfon edhe përballë Monaco-s


PSG-ja ka arritur fitoren e 14 në 18 javë kampionat. Nënkampionët në fuqi të Ligue 1 mposhtën me rezultatin 2-0 Monaco-s, falë dygolëshit të Kylian Mbappe-s.

Sfida ishte e luftuar nga të dy skuadrat. Monaco madje provoi të gjuante më shumë në drejtim të portës kundërshtare, por pa konkretizim.

Në minutën e 10 të takimit, VAR akordon penallti për PSG-në. E shkaktuar në dëm të Angel di Maria-s. Dy minuta më vonë do te ishte ishi i kësaj sfide, Mbappe, që do e dërgonte në rrjetë.

Kur pjesa e parë po shkonte drejt përfundimit, ishte përsëri Mbappe që do dyfishonte rezultatin. Francezi e dërgoi në rrjetë topin e dhuruar nga Lionel Messi.

Pjesa e dytë pati raste, por jo gola. Me dygolëshin e Mbappe-s në pjesën e parë u vulos dhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Tri pikë për PSG-në që shkon në kuotën e 45 pikëve, në vendin e parë në Ligue 1. 32 pikë, ka ndjekësi më i afërt, Marseille. Monaco qëndron në kuotën e 26 pikëve dhe në vendin e tetë në renditje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore